Efekti i vizave, tollovi e madhe tek aeroporti “Adem Jashari”
Gjatë mbrëmjes së sotme ka pasur fluks të madh të qytetarëve në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se në rrugë ka shumë vetura të cilët marrin apo i dërgojnë udhëtaret në aeroport.
Kujtojmë që Kosova nga 1 Janari udhëton pa viza kështu që qytetarë të shumtë po vizitojnë vende të ndryshme të Evropës.