Efekti i mërgimtarëve, deri në 1 orë e 10 minuta pritjet për të dalë nga Kosova

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), kolona të gjata janë krijuar sidomos në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, pritjet për të dalë nga territori i Kosovës janë aktualisht rreth një orë.

Ndërkohë, në Merdare – që është një nga pikat më të frekuentuara nga bashkatdhetarët – koha e pritjes arrin nga 1 orë deri në 1 orë e 10 minuta, varësisht nga fluksi i automjeteve.

Në anën tjetër, në të gjitha pikat e tjera kufitare të vendit, qarkullimi është i lirë dhe pritjet nuk zgjasin më shumë se 3 deri në 5 minuta, bëjnë të ditur autoritetet.

QKMK u bën thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh gjendjen aktuale në kufij dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin pika alternative për dalje nga vendi, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata.

Lexo edhe:  Rama ndan pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si “vëllaun e Vuçiqit”