Efekti i heqjes së vizave, mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun për pak muaj

Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin e Selanikut në Greqi, ka arritur në mbi 2 milionë. Ndërkaq, krahasuar me vitin e kaluar, ka një rritje prej 20 për qind të turizmit në këtë vend.

Në një intervistë për KosovaPress, shefi i Marketingut në Organizatën e Turizmit të Selanikut, Grigoris Toulias thotë se për herë të parë, gjatë këtij dimrin kanë shënuar shifra të konsiderueshme të turistëve, për çka shtoi se edhe Kosova ka pasur rol në këtë aspekt.

“Kemi një rritje shumë të ndjeshme të turizmit në Selanik, të ardhjeve turistike, mendoj se një rritje prej gati 20 për qind gjatë vitit të kaluar. Dhe, numri aktual është mbi 2 milionë turistë që vijnë në Selanik nga Kosova. Kemi shumë e shumë njerëz që vijnë direkt në qytet ose nga Pieria Katerini, të gjithë nga Halkidiki, ku ata vizitojnë për të parë diellin për pushimet verore. Pra, nëse marrim parasysh se ata sapo vijnë brenda një dite në Selanik, mendoj se shifrat janë vërtet shumë të larta, janë rreth qindra mijëra njerëz nga Kosova”, thotë Toulias.

Sipas tij, në dy vitet e fundit e kanë futur Kosovën në hartat e tyre, sa i përket turizmit.

Ai potencon se shifrat e turistëve në Selanik po rriten nga viti në vit.

Lexo edhe:  Ky është 35-vjeçari nga Kosova qe iu bë atentat në Hannover të Gjermanisë