Edona Bajrami zgjedhet ‘Miss Universe Kosova’ 2024′

Mbrëmë është mbajtur konkursi i bukurisë, Miss Universe Albania & Kosova 2024.

Edona Bajrami ka qenë ajo që ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Kosovë.

Ndërkohë në Shqipëri, kurorën e fitoi 19 vjeçarja nga Durrësi Françeska Rustemi.

Të dy vajzat do të përfaqësojnë vendet e tyre në Miss Universe 2024 në Nikaragua.

Spektakli u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku mbrëmja rezervoi edhe shumë surpriza të tjera.

Ledri Vula dhe Valon Shehu shoqëruan me muzikën e tyre sfilatat e vajzave garuese.

Eduard Deda organizon këtë event që nga viti 2014.

Lexo edhe:  Xhuli tregon kur është ndier krenare me vetën: Hera e parë që kam thënë ‘Bravo Juli’ ka qenë kur kam dalë nga Big Brother-i