Edon Zhegrova, Vedat Muriqi e Granit Xhaka sonte vihen në aksion me skuadrat e tyre

Tre yjet nga Kosova, Edon Zhegrova, Vedat Muriqi e Granit Xhaka, sonte luajnë me skuadrat e tyre në top-pesë ligat e Europës.

Lille i Edon Zhegrovës pret në shtëpi skuadrën e Lyonit për ndeshjen e vlefshme në Ligue 1, raundi i 10-të, me fillim nga ora 21:00.

Duke parë formën e tij fantastike me fanellën e klubit francez, Zhegrova pritet që të jetë startues.

Ndërkaq, Granit Xhaka me Leverkusenin sonte luajnë derbin e javës në Bundesliga, ku në “BayArena” e pret Stuttgartin.

Në anën tjetër, Vedat Muriqi sonte luan mysafir ndaj Alavesit dhe futbollisti kosovar synon të realizojë gol për t’i ndihmuar ekipit të tij.

Lexo edhe:  “Ti don me provoku”, dalin pamjet e momentit kur sulmohet gazetari Vullnet Krasniqi në protestën në Prizren