Edhe Runiku paraqet kërkesë që të bëhet komunë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar mbrëmë në një emision televiziv se janë disa fshatra që kanë bërë kërkesë për tu bërë komuna.

“Në raport që kam pranuar janë diku 17 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna. Ky diskutim bëhet shumë aktual gjatë kohës së zgjedhjeve ose para zgjedhjeve, sidomos nga komunitetet pakicë diku në pjesë të Kosovës, po e them jo serb”, tha ai.

Sipas tij, këto fshatra nuk i kanë plotësuar kriteret formale për diskutim.

“Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ministria e Elbert Krasniqi ka treguar për Indeksonline emrat e disa fshatrave që kanë ribërë kërkesë për tu bërë komuna.

“Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal janë paraqitur 19 kërkesa për themelimin e komunave të reja, për të cilat MAPL ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kërkesat e adresuara përmbajnë një përshkrim sipërfaqësor dhe nuk thellohen në të dhëna si numrin e banorëve, arsyeshmërinë ekonomike, si dhe shumë elemente të tjera që janë të domosdoshme për themelimin e komunave të reja.

Disa nga këto komuna janë:

Zhegër – Komuna Gjilan

Vitomiricë – Komuna e Pejës

Orllan – Komuna e Podujevës

Runik – Komuna e Skënderajt

Zym – Komuna e Prizrenit

Krushë e Madhe – Komuna e Rahovecit”, thuhet në pëgjigjen e MAPL-së

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari pas vdekjes tragjike të mitrovicasit në gurthyesin në Skenderaj