Edhe nesër ditë dimri në pranverë, pritet acar dhe reshje bore

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit si dhe acar i fortë, më pas pritet shtim i vranësirave.

Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar bore, sidomos në zonat malore.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h, shkruan MeteoBallkan.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në -4°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C. Në zonat e thella malore minimalet pritet të zbresin deri në -16°C..

Lexo edhe:  Fansat surprizojnë Kiara Titon