Edhe Gjermania i reagon ashpër Qeverisë: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona

Gjermania ka dënuar mbylljen e zyrave të strukturave paralele të Serbisë në Mitrovicën e Veriut.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, ka thënë se këto veprime rëndojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“I bëjmë thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka shkruar Reiffenstuel.

Lexo edhe:  3 shqiptarë humbin jetën në një aksident të tmerrshëm në Gjermani