E turpshme: Shteti ia ndali pensionin e dëshmorit familjes së heroit Avni Koshtova  

Derisa ura e re mbi lumin Ibër po shkon drejt finalizimit, është dhënë ideja që ajo të emërtohet me emrin e heroit Avni Hajredini – Koshtova.

Veriu.info ka zhvilluar një intervistë me djalin e heroit Avni Koshtova, Donik Koshtova, i cili ka thënë se këtë ide e kanë pranuar me krenari dhe se është ëndërr e familjes që ura mbi Ibër të mbajë emrin e babait të tij.

Ai në këtë intervistë ka zbuluar edhe një detaj shokues dhe të turpshëm për shtetin e Kosovës.

Doniku ka zbuluar se familjes së tij i është ndalur edhe pensioni i dëshmorit të cilin e kishin marrë për një periudhë.

Lexo edhe:  Është në gjendje të rëndë, gruaja e ish-ushtarit të UÇK-së ka nevojë për 40 mijë euro