E turpshme: Këta janë përdhunuesit e 11-vjeçares

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares. Katër të dyshuarit e tjerë, tre prej të cilëve të mitur, ndodhen në paraburgim.

Dhunimi i vajzës, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Në dosjen e prokurorisë përshkruhen detaje tronditëse.

Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

Këta janë katër personat e dyshuar:

1.Ekrem Rexhepi
2.Gent Rexhepi
3.Shkelqim Kamberi
4.Xhabir Salihu

5. Gentrit Jashari

 

Lexo edhe:  Akuzohet për vrasjen e djalit të tij, nuk flet në gjykatë: Thotë se s’është mirë me shëndet