E trishtë: Ndahet nga jeta Gentrit Metaj, i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Gazeta Sinjali mëson se ka ndërruar jetë Gentrit Metaj, 19-vjeçar, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 29 qershor në fshatin Dubravë të Komunës së Istogut.
Gentriti ishte pasagjer në veturën tip Volkswagen Golf, ngjyrë e kuqe, e cila po drejtohej nga i mituri, B.M.. Gjatë qarkullimit në aksin Istog–Rakosh, shoferi kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe pas daljes nga rruga, vetura ishte rrokullisur disa herë.
Të dy të rinjtë kishin pësuar lëndime trupore, por Gentrit Metaj, pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë më 6 korrik 2025.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Pejë