E tmerrshme: Ky është 26-vjeçari që dyshohet se e dhunoi 44-vjeçaren nën kërcënimin e thikës dhe i dehur, arrestohet

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Ajo çka e bën edhe më tronditëse, është se në shumë raste viktima janë edhe të miturat të cilat keqpërdoren seksualisht nga të rriturit, e më pas edhe shantazhohen.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi, ku një grua 44-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshohet se është dhunuar nën kërcënimin e thikës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Sulltan Gashi, i cili dyshohet se ka kryer aktin e tmerrshëm derisa ishte në gjendje të dehur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj  viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Lexo edhe:  “E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën”, motra e të vrarit nga grupi i Ivanoviqit i reagon publikisht Kurtit