E tmerrshme: Gazetarja kosovare qëllohet me gurë në kokë dhe gjuhet me shok-bombë nga protestuesit serbë

Gazetarët e kameramanët kosovarë kanë qenë cak sulmesh i një numri të konsiderueshëm të protestuesve serbë sot në Leposaviq.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi është qëlluar me gurë në kokë, ndërsa e kanë gjuajtur edhe me shok-bombë.

Sipas AGK, ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq.

AGK ka kërkuar që urgjentisht të sillen para drejtësisë protestuesit, ndërsa u ka bërë thirrje ruajtësve të rendit dhe paqes, Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, që të krijojnë kushte të favorshme për raportim, në këto kohë të ndjeshme.

Lexo edhe:  Konjufca i ashpër me Qeverinë: Kryeministri dhe ministrat e kanë obligim t’u përgjigjen deputetëve