E tmerrshme: Burri në Prishtinë e sulmon gruan, e tërheq zvarrë në korridorin e objektit banesor

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan, duke e tërhequr zvarrë në korridorin e objektit banesor.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, teksa edhe viktima ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Ky është prishtinasi që mori veturën me qira për dy ditë dhe nuk e ktheu, përfundon në pranga