E thonë vëllezërit: Mërgimtari që u arrestua në Merdare po maltretohet në Kurshumli

Gjersa po shkonte në Itali, ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj u arrestua nga serbët në Merdare.

I njëjti, po siç kanë bërë vëllezërit e tij të ditur po akuzohet nga prokuroria serbe për krime lufte, konkretisht për tri vrasje.

Të njëjtit në një intervistë për lajmi.net kanë treguar edhe për momentin e arrestimit.

“Ti si UÇK, edhe ma nuk di sen”, rrëfen vëllau t’i kenë thënë kufitarët serbë Hasanit.

Tutje, ai tha se Hasani është maltretuar në burgun e Kurshumlisë.

Më pas, vëllau thotë se ai është dërguar në Beograd.

Lexo edhe:  ‘Marrje në pyetje e maltretim’, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin mbi 20 orë në kufijtë e Serbisë