E sulmuan qentë – Detyrohet të përdorë armën
Gjatë ditës së djeshme një zyrtar policor është sulmuar nga qentë endacak, ku për t’i shpëtuar sulmit u detyrua të përdorë armën.
Sipas raportit të policisë, ai ka shkrepur vetëm një herë, ku në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë
Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar dhe nuk është lënduar askush.
IPK dhe prokurori kujdestar janë njoftuar lidhur me rastin.
Njoftimi i plotë:
PËRDORIM I ARMËS- Vushtrri 17.03.2024-09:38. Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për ti shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të përdorë armën zyrtare, me ç’rast kishte shkrepur një plumb. Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush . Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe IPK.