E rëndë: Vritet një shqiptar në Gjermani, qëllohet në kokë
Një 42 -vjeçar shqiptar është vrarë në Gjermani.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën në mbrëmje në qytetin e Krefeldit, në veriperëndim të Dusseldorfit.
Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë.
Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, shqiptari ishte qëlluar në kokë nga prapa nga një distancë e shkurtër.
Autorët e ngjarjes së rëndë kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.
Akoma nuk ka të arrestuar lidhur me rastin. Policia po punon për kapjen e të dyshuarve.