E rëndë: Rrahje brutale me thika në Prizren, një person në gjendje të rëndë

Mbrëmë në lagjen Ortakoll të Prizrenit, në rrugën “Hamit Bojniku”, ka ndodhur një përleshje.

Për pasojë kanë marrë lëndime trupore dy persona, ku njëri nga ta ka pësur lëndime serioze nga goditja me thikë, thonë dëshmitarët e rastit.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ende nuk dihen detaje për shëndetin e të lënduarve e as për arsyen e konfliktit.

Lexo edhe:  Sot lansohet thirrja publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje