3 persona përfundojnë në spital, nga aksidenti i veturës 4Z në rrugën e Gjilanit

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike