E rëndë: Polici Festim Kurti qëllon veten me armën e shërbimit
Ditën e sotme një shtetas 50-vjeçar, Festim Kurti, që ka qenë punonjës policie, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit në banesën e tij në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha dhe 50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.