E rëndë për familjen Gashi: 77-vjeçari që vdiq në QKUK u godit me veturë nga një 73-vjeçar në Gjakovë

Pas katër ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën burri që u godit nga një veturë në Gjakovë dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Viktima ishte përplasur nga një veturë më 12 qershor, në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, viktima është I.Gashi, i moshës rreth 77-vjeçare, i cili vdiq dje në QKUK.

Përkundër intervenimeve të mjekëve në QKUK, Gashi nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori.

I dyshuar për rastin, burimet e Sinjalit thonë se është po ashtu një i moshuar, rreth 73-vjeçar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin.

Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

“Vdekjen e tij  e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion.”

Lexo edhe:  Vdes personi që u godit më 5 korrik nga rrufeja