E rëndë për familjen Cana në Gjakovë: 69-vjeçari gjendet i varur në shtëpinë e tij, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në familjen Cana në Gjakovë, ku vdiq tragjikisht një burrë, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Kjo ngjarje ka tronditur jashtëzakonisht shumë familjen e të ndjerit, ndërsa në anën tjetër kanë nisur hetimet për ta zbuluar motivin që e shtyu t’i jap fund jetës.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sutki Canën, 69-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në shtëpinë ë tij  dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Siç mëson Sinjali, lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima.

Lexo edhe:  Këta janë dy vëllezërit e arrestuar që e sulmuan me shufër dhe çekiç pjesëtarin e FSK-së