E rëndë në Prishtinë: Burri e rrah bashkëshorten pas një mosmarrëveshje dhe e dëbon nga shtëpia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht pas një konflikti verbal dhe pas sherrit e ka dëbuar nga shtëpia e tyre.

Përballë kësaj situate, gruaja ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar prezencën e personit të dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  E rëndë: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin tragjik dje në Klinë