E rëndë në Gjilan: Një grua tenton t’i jap fund jetës duke u varur – familjarët e shpëtojnë mrekullisht
Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.
Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.
Kështu ka ndodhur sot në një familje në Bresalc të Gjilanit, ku një grua tentoi t’i jap fund jetës së saj.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër me shenja jete nga familjarët, pasi e gjetën të varur në litar.
Sinjali mëson se posa Policia është njoftuar nga spitali, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur rasti.
Ndërkohë familjarët që e shpëtuan viktimën kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.