Aksident i rëndë trafiku në Qikatovë të Drenasit, dy persona dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën e Jasharëve në Qiaktovë të Re të Drenasit, ku dy persona mbetur të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili njoftoi se Emergjenca dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informacioneve të para, viktimat që u aksidentuan kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

 

Lexo edhe:  Komuna e Vushtrrisë për mërgimtarët ofron shërbime edhe ditën e Shtunë