E rëndë: Minatori 36-vjeçar lëndohet në Minierë, dërgohet në spital

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset.

Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në punë ka ndodhur të premten në Minierën në Novobërdë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një punëtor 36-vjeçar është lënduar aksidentalisht derisa ka qenë duke punuar në horizontin 5 të minierës.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

Lexo edhe:  UNITET-i zhytur në borgje: 4.5 milion vetëm në ATK, asambleisti kërkon raport dhe të dihet sa punëtorë punojnë në kompani