E rëndë: Ky është polici që plagosi familjarin e tij në Istog

Një zyrtar policor ka plagosur aksidentalisht një person në fshatin Dubravë të Istogut.

Viktima është i moshës së mitur dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.

Raportohet se polici e ka plagosur djalin e tezës së tij, i cili është po ashtu nga Istogu, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.

Lexo edhe:  Banori shqiptar i veriut: S’kam frikë, kurrë më t’sigurtë s’kemi qenë – qeveritë e kaluara kanë qenë katastrofë