E rëndë: Ky është personi që u vra në mes të qyetit në Shkodër

Personi në foto është Petrit Vuksani, 51-vjeçari i cili mbeti i vrarë  mesditën e sotme në Shkodër nga persona ende të paidentifikuar.

Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.

Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është një i afërm i tij, i cili ka hyrë në banesën e viktimës në momentin që ai ka qenë i vetëm.

Pasi e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, është larguar në drejtim të paditur.

Në të gjithë zonën përreth janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Lexo edhe:  Njësia e Reagimit të Shpejtë e kap prishtinasin me armë në brez, i dyshuari shoqërohet në stacion