E rëndë: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin tragjik dje në Klinë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Zajm të komunës së Klinës, ku si pasojë e saj një person ka humbur teksa janë të lënduar dy të tjerë.
Viktima e këtij aksidenti është Bekim Mulaj nga fshati Burojë i Skenderajt. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i tij.
”Të All-llahut jemi dhe te ai do kthehemi. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndrruar jetë vëllau jonë Bekim Mulaj. Rreth kohës së varrimit dhe të pames ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili theksoi se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Prishtinë.
“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.