E rëndë: Ky është mërgimtari që humbi jetën në aksidentin tragjik sot në Klinë

Një aksident fatal trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Vogël në Komunën e Klinës, në mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e përplasjes, nga lëndimet e rënda ka vdekur vozitësi i makinës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali viktima e këtij aksidenti është i riu nga Jashanica e Klinës, Besart Hasi.

I ndjeri jetonte e vepronte në Gjermani.

Lajmi për aksidentit është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Halil Kastrati tregon se shtëpia e të moshuarëve në Vushtrri po shkon drejt përfundimit