E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq në spitalin e Pejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka humbur jetën një i burgosur nga Qendra Korrektuese e Dubravës.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është Tasim Zhuniqi i cili po vuante dënimin në Dubravë.

Ai ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor, por rreth orës 19:20 mjeku kujdestar konstatoi se kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, hetuesit, njësia e krim-teknikës rajonale si dhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion.

Rasti është nën hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Lexo edhe:  Rafuna: Largohen 250 punëtorë, bizneset po bëhen gati të dalin në Shqipëri e Maqedoni, shkaku i tregut të lirë të energjisë