E rëndë: Ky është burri që vdiq në QKUK pas u godit nga një veturë

Një lajm i rëndë ka ndodh në familjen Beka, e cila humbi familjarin e saj pas një aksidenti në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali viktimë ka mbetur Behxhet Beka, i cili vdiq dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Beka më 6 mars ishte goditur nga një veturë në magjistralen për Obiliq, në fshatin Raskovë – në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura dhe dy këmbësorë.

Trupi i pajete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Lexo edhe:  Arrestohen babai dhe dy djemtë e tij, u rrahen mes vete u bën për spital