E rëndë: I riu në Skënderaj qëllon me armë bashkëmoshatarin e tij

Në Skenderaj është arrestuar një person i mitur, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri një të mitur tjetër, shkruan portali rajoni.org.

Ngjarja ka ndodhur dje në mësnatë në fshatin Qirez të Komunës se Skenderajt.

Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Jo vetëm në Ramazan, loja me gurë ishte shfrytëzuar edhe nga trimat shaljanë për t'u argëtuar gjatë luftës