E rëndë: I riu në Prizren tenton t’i japë fund jetës së tij me thikë kuzhine, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Arbana në Prizren, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 30-vjeçari është dërguar atje, pasi që dyshohet se kishte tentuar të i jap jetes fund me thikë kuzhine.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me nënën e viktimës.

Nuk dihen motivet që shtynë të riun të bëjë këtë veprim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Fotoreporterit i vidhen materialet e luftës përfshirë ato të Masakrës së Reçakut, hajnat nuk i morën gjësende tjera