E rëndë: I mituri dyshohet se plagosi vëllain e tij në Suharekë, 7-vjeçari po trajtohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Fëmija ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 7-vjeçar i cili dyshohet se është plagosur nga vëllai i tij më i madh – rreth 11-vjeçar me armë gjuetie.

Sipas informacioneve të para, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për trajtim.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe se rasti është iniciuar me urdhër të prokurorit.

Lexo edhe:  “Kosovo je Srbija”/ 30-vjeçari bën grafite nxitëse në parkun e Podujevës, thotë se e bëri shkaku i situatës në veri