E rëndë: Humb jetën tragjikisht një grua në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku në një banesë në lagjen Bregu i Diellit, një grua ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda banesës.
Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 43-vjeçare.
Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.