E rëndë: Humb jetën një pacient i Entit Special në Shtime, dyshohet se u ngufat me ushqim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Entin Special në Shtime, ku një pacient ka humbur jetën.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 52-vjeçari është dërguar atje pa shenja jete dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e stafit të Entit, sipas të cilëve, viktima dyshohet se është ngufatur teksa po hante ushqim.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Kështu u vodhën 5 kg ari, një dekadë më vonë ende asnjë i dënuar