E rëndë: Gjuajtje me armë në Athinë, vriten 2 shqiptarë

Dy burra me origjinë shqiptare kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Athinë të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin Nea Smyrni, ku një person me maskë dhe me kapuç ka hyrë në një kafene dhe ka shtënë me armë zjarri, edhe pse brenda kishte klientë.

Mediat greke raportojnë se njëri prej tyre, që ishte pronari i kafenesë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa viktima tjetër është konfirmuar më pas pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë, por mediat greke raportojnë për larje hesapesh.

Ndërkohë, një vajzë që thuhet se po kalonte aty pranë ka marrë një plumb dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në të njëjtin spital është dërguar edhe gruaja e plagosur gjatë ngjarjes. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm.

Lexo edhe:  Sot mbahet Konventa e PDK-së, Bedri Hamza prezanton programin qeverisës