E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Rifat Krasniqi’.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur i shtrirë në tokë dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është mashkull i moshës 51-vjeçar, trupi i të cilit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa veprimet tjera do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

 

 

Lexo edhe:  Babai e zbulon se djali 15-vjeçar ishte hajni që vodhi arin në vlerë të 10 mijë €, paratë i bëri ‘rrush e kumbulla’