E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Rrethanat e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një burrë, të moshës rreth 60-vjeç, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Ganimete Tërbeshi”.

Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur edhe hetimet.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë, por akoma nuk ka marrë një përgjigje.

Lexo edhe:  Dhunohet 39-vjeçarja në Kaçanik, i dyshuari 24-vjeçar e shantazhoi dhe i kërkoi favore seksuale