E rëndë: Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, po hetohet nga Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndriçuar rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Lexo edhe:  Momenti rrëqethës i aksidentit zinxhiror në Budapest, një person vdiq dhe 39 tjerë u lënduan