E rëndë: Gjendet e vdekur papritmas një 30 vjeçare në Skënderaj, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Kosterc të Skenderajt. Vajza e tyre 30-vjeçare u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi e reja ndodhej pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë bërë me dije se e ndjera mbrëmë kishte rënë në gjumë, ndërsa sot kur ka tentuar nëna e saj ta zgjojë, e ka vërejtur se ajo nuk po lëviz dhe ka thirru për ndihmë për shkak se ka dyshuar që ajo ka ndërruar jetë.

Nuk dihen shkaqet që shkaktuan vdekjen e 30-vjeçares dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lexo edhe:  Shqiptari bëhet hero në Zvicër, shpëtoi burrin nga 20 persona që ia vunë flakën për së gjalli