E rëndë: Dyshohet se një 12 vjeçare është dhunuar në Ferizaj, mësohet mosha e djalit

Një 12-vjeçare, dyshohet se është dhunuar nga një person i gjinisë mashkullore në Ferizaj.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se nëna e viktimës e kishte raportuar rastin duke thënë se vajza e saj 12-vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.  Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me këtë rast, Portali Dukagjini, ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokuorisë në Ferizaj, Vjosa Bahtiu, e cila e ka konfirmuar se kanë paraqitur në gjykatë kërkesën për masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-ditësh ndaj të dyshuarit, i cili raportohet të jetë 19 vjeç.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Babai në Pejë shkon në Polici dhe lajmëron që i ka vdekur djali