E rëndë: Arinjtë nxjerrin një trup nga varri në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat, raporton Klankosova.tv

Banorët e fshatit kanë bërë me dije për Klankosova.tv se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia dëmtuan kosheret e bletëve.

Rasti mori përmasa edhe më shqetësuese kur kafshët kanë vazhduar lëvizjen drejt varrezave të fshatit, duke shkatërruar një varr dhe kanë nxjerrë trupin jashtë, thonë të njëjtat burime.

Për pasojë, banorët janë tronditur dhe kanë njoftuar edhe organet e rendit.

Lexo edhe:  Zhegrova: Krenar të përfaqësoj shtetin tim, kur gjithë bota e njeh Kosovën