E rëndë: 34 vjeçari në Podujevë gjendet i vdekur, Policia e konsideron “vdekje të dyshimtë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Lladoc të Podujevës.

Raportohet se një 34 vjeçar dyshohet t’i ketë dhënë fund jetë, shkruan 02 Press.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilë thanë se po e hetojnë këtë rast i cili po cilësohet “vdekje e dyshimtë”.

Konfirmimi i plotë nga zëdhënësja Flora Ahmeti:

Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete.

Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetë.vrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

Lexo edhe:  51 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, një me fatalitet ku u godit këmbësori 26-vjeçar