E rëndë: 31-vjeçarja në Mitrovicë pi domesdos nga zhgënjimi që mbeti pa punë, dërgohet në QKUK

Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt tentimit për t’ia marrë jetën vetes. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pak para mesnatës në një familje në Mitrovicë, ku një grua e moshës 31-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar preparate higjienike (domestos) dhe për pasojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në QKUK, ku viktima u dërgua për trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Motivi i rastit sipas informacioneve të para dyshohet të jetë gjendja e rënduar emocionale që ka tash e sa kohë për shkak të zhgënjimit që ka mbetur pa punë pasi u diplomua. Ky rast ka tronditur edhe bashkëshortin e saj, i cili pritet të jap deklaratë para zyrtarëve policorë.

Sinjali mëson se pasi Policia është njoftuar për rastin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Pas lajmit të vrasjes së Faton Hajrizit, reagon gruaja e tij