E rëndë: 31-vjeçari në Prizren tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe sot në një familje në fshatin Skorobishtë në Prizren, ku një 31-vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e tij dhe tashmë po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Ky është 45-vjeçari që vdiq si pasojë e vetaksident në Istog