E rëndë: 28-vjeçarja tentoi vetëvrasjen për herë të tretë, pësoi gjakderdhje të brendshme

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 28-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, pasi e njëjta dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së saj.

Siç mëson Sinjali, kjo është hera e tretë që ajo tenton të vetëvritet, teksa gjatë hedhjes nga ballkoni i shtëpisë ka pësuar gjakderdhje të brendshme.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, e reja është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Gazetarja nga Brukseli Xheraqina Tuhina vjen me lajmin e fundit për vizat