E papritur, Juliana Nura zbulon të dashurin

sh-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura ka befasuar me postimin e fundit.

Teksa po qëndron për fundjavë në Prishtinë me punë, ajo është shfaqur krah një djaloshi motorist me helmetë të cilit nuk i ka zbuluar identitetin por që ka befasuar me përshkrimin që i ka vënë.

Juli e ka prezantuar atë si ‘të dashurin e saj të ri’.

No description available.

Për më tepër, ajo duket se ka menduar edhe për titullin e portaleve duke u shprehur: ‘Ja Juli tregon për herë të parë të dashurin e vet’.

Nuk dihet nëse Nura vetëm po ngacmon me këtë postim apo ka të reja në këtë aspekt.

Është si është puna, Juli është ndër të paktat që të dashurin e lë prapa në makinë. /Prive.al

Lexo edhe:  Prishën miqësinë me njëri-tjetrin, por Romeo i thotë disa fjalë të mira për Meritonin