E pafalshme: Shoferi rrezikon jetën e udhëtarëve, iu del veturave në korsinë e kundërt

Jeta e udhëtarëve ka raste kur rrezikohet si pasojë e veprimeve të atyre që kanë përgjegjësinë për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve. I tillë po konsiderohet edhe një rast i filmuar nga një qytetar, ku shihet një shofer duke bërë kundërvajtje në trafik duke rrezikuar jetën e udhëtarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Shoferi ka qenë duke qarkulluar me udhëtarë në Merdarë në drejtim të Kosovës, dhe është kapur nga qytetarët duke vozitur në mes të rrugës, në këtë mënyrë ai ka vepruar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

“Shumë afër kufirit në Merdare, pak pa hyrë në Kosovë. Mbi 30 minuta nuk na ka lan me hy në tejkalim… – është ankuar një mërgimtarë.

Lexo edhe:  Goditet nga vetura një polic në Skenderaj